Reshjet – Rama në fb: Na presin edhe 24 orë të vështira, kurajo!

Kryeministri, Edi Rama, përmes një statusi në fb është përpjekur të qetësojë qytetarët lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq, edhe pse thotë se përpara na presin edhe 24 orë të vështira. “Gjithçka për të përballuar tërbimin e natyrës me organizim, koordinim, dinjitet dhe mirëkuptimin e qytetarëve. Do të jenë edhe 24 orë të vështira dhe çdo gjë do të shkojë në vendin e vet. Kurajo dhe faleminderit të gjithëve!” shkruan Rama në fb. Intensiteti i reshjeve të shiut do të mbetet i lartë. Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave paralajmërojnë vazhdim të kësaj situate, ndërsa apelojnë qytetarët të tregohen të vëmendshëm. Edhe Agjencia Evropiane e Parashikimit të Stuhive, ESTOFEX parashikon se vendi ynë është në kategorinë e parë dhe të dytë të rrezikut, pasi do të goditet sërish nga reshje të shumta shiu, breshëri, erëra të forta, madje nuk përjashtohet as mundësia e tornadove.

Artikulli paraprakIDENTIFIKOHET NJE VIT ME PAS AUTORI I SULMEVE TE PARISIT E BRUKSELIT
Artikulli tjetërPANAIRI I 19 -TE I LIBRIT NE TIRANE