Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shkruar një status në Facebook për shenjtërimin e Nënë Terezës.

Edi Rama:“Pas lumturimit, 13 vjet më parë, Nënë Tereza ngjiti sot qiellin e lavdisë së altareve të mbarë Kishës së përbotshme, falë vullnetit të Papa Françeskut. Ajo i’u bashku kështu edhe shenjtëve që Shqipëria i ka përfalur njerëzimit dhe besimit tash sa mot. Forcë e shembullit të njehsimit me dashurinë për tjetrin, Nënë Tereza është e parëlindura shenjtore shqiptare e shekullit të ri dhe me siguri, një uratë për lumturimin e 40 martirëve shqiptarë. Të cilët u përdëllyen në mbrojtjen e besimit dhe të ndërgjegjes përgjatë kalvarit të ferrit komunist, në shekullin që lamë pas!”

 

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakXHUDO, VLLAZNIA KAMPIONE PËR TË RRITUR DHE TË RINJ
Artikulli tjetërSHKODËR, DREJTONIN AUTOMJETIN PA DOKUMENTACION, ARRESTOHEN DY SHTETAS