I rikthyer në Gruemirë të Malësisë së Madhe pas më shumë se një viti, gjatë një takimi me fermerët, kryeministri Edi Rama premtoi se programin për bujqësinë do ta përmbushë brenda këtij mandati qeverisës.

Ndërsa bëri një krahasim të fermerëve në BE dhe atyre në vendin tonë, kryeministri pranoi se shteti sot nuk mund ta mbështesë fshatin 100 përqind me buxhetin e shtetit, por do të dalë garant i financimit përmes Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. Nga Gruemirë, kreu i qeverisë premtoi edhe nisjen sa më parë të procesit të regjistrimit të tokave ende pa pronarë në të gjithë vendin.

Artikulli paraprakKRYETARI I PS-së NË SHKODËR JEP DETAJE PËR VIZITËN E RAMËS
Artikulli tjetërVETËPLAGOSJE ME ARMË PARA PARLAMENTIT