Qeveria do të vazhdoj të besojë në partneritetin publik- privat, pavarësisht akuzave të opozitës se po favorizohen klientët e kryeminsitrit. Në mbledhjen e Këshilli Ekonomik Kombëtar, Kryeministri Rama tha se në 2 vitet e mandatit qeveria e tij ka lidhur 14 kontrata të mirëstudiuara ndryshe nga 173 koncesionet e dhëna në 8 vite nga qeveria Berisha, që Rama i konsideroi të pamednura mirë.
Si kocensione abuzuese, Kryeministri Rama ka renditur; skanimin e kontienirëve, koncensionet e portit të Durrësit si dhe pulla fiskale që parashikonte rritje të cmimit të barnave. Për të 3 koncesionet, tha kryeministri Rama, qeveria ka rinegociuar. Kryeministri Edi Rama mbrojti tenderat në shëndetësi, që opozita i konsideron tërësisht korruptive. Kryeministri Rama ftoi biznesin privat për të investuar në shërbimet publike si në ndërtimin e shkollave dhe rrugëve, me kusht pa kosto shtesë për qytetarët. Në 8 vjet 173 kontrata të pastudiuara Rama: Për 7 vjet sigurisht ky private që investon nuk vjen të investojë për bamirësi, vjen të investojë për të marrë edhe ai pjesën e tij të fitimit. Dhe nga do e marrë pjesën e fitimit? Do ta marrë nga ajo shumë që këtu është paguar historikisht. Këtu ka njerëz të financave, të ekonomisë dhe e dinë shumë mirë që me të njëjtën shumë mund të bësh një vepër, mund të bësh dhe një vrimë të madhe në ujë, mund të harxhosh të njëjtat para. Puna është s ii harxhon dhe ky është ndryshimi midis 173 koncesioneve, prej të cilave po bëj një skondo për lehtësi, mos ti nxijmë të gjitha sepse disa funksionojnë si duhet le të themi 161 koncesione dhe vetëm 14 kontrata. Ky është ndryshimi mes koncesionit të skanimit, që është një grabitje, midis koncesionit të kontrollit të mjeteve që është një grabitje, midis koncesionit të Portit, tre koncesionit të portit që janë një maskaradë dhe këtyre koncesioneve që janë shërbime. Ne do të vazhdojmë të bëjmë partneriteti publike-private dhe dua ti siguroj të gjithë sipërmarrësit se ne jo vetëm nuk tërhiqemi nga këto lloj sulme barbare balte, por përkundrazi do të vazhdojmë që të ftojmë partnerët privatë për të ndërtuar shkollë, rrugë për të bërë shërbime të tjera, por parimi themelor është që të mos ngarkojnë qytetarin. Edi Rama: Nëse nuk do rinegocionin skanimin bizneset do të paguanin 39 euro për skanimin e cdo fature doganore. Ne ulën tarifën nga 39 euro në 22 euro dhe nxorëm para nga buxheti i shteti për të kompensuar industrinë fasone. Kemi bërë kontrata me studime dhe oponencë. Ne i dhamë fund kontratave të HEC-eve kur shteti merrte përsipër të paguante tarifat fikse. Kjo nuk është një ngjarje që ndodhi rrugës por është një filozofi e programit tonë dhe që e mbrojmë si filozofi për funksionimin e së drejtës dhëe është pjesë e strategjisë së qeverisë, ku qysh ditën e parë kam qenë unë që kam insistuar qe cdo ministër të cojë përpara partneritetin publik privat Në 8 vjet janë dhënë 173 koncesione, sot në këtë përfolje të madhe mbi atdheun që po jepet me koncesione janë bërë vetëm 14 kontrata. Rama: Ministria e Shëndetesise ka bere 3 kontrata Edi Rama: Tre kontrata ka bërë ministria e Shëndetësisë në interest ë publikut, për shërbime që shteti nuk i bën dot me cilësi. Sot në Shqipëri tarifa për një person të pasiguruar për të bërë analizat, Chek-Up është 51 mijë lekë. Shëndetësia falas nuk është qofte tek daja, por është sistem mbulimi universal. Shëndetësia falas kërkon mekanizma që ende nuk i kemi. Kreu i ekzekutivit foli edhe për turizmin, si një sektor kyç në ekonominë e vendit. Edi Rama: Turizmi është një nga burimet reale të rritjes ekonomike dhe për ne është një nga ato burime që shërbejnë si bazë për zhvillimin e modelit tonë të ri ekonomik. Një zhvillim i qëndrueshëm, me rritje ekonomike dhe me një ekuilibër të qëndrueshëm me mjedisin dhe me trashëgimin natyrore-kulturore. Të gjitha këto përfshihen në kornizën e zhvillimit të këtij sektori. Turizmi ne Europë gjeneron 5 % të PPB të BE dhe ka rreth 1.8 mln ndërmarje të vogla dhe të mesme dhe 10 mln të punësuar direkt. Për BE mbetet prioritet rritja e cilësisë. Ne kemi kaluar një ligj të ri për turizmin, krmi krijuar një platformë rregulluese për sektorin, për të vendosur standardet, për të certifikuar përmirësimin e cilësisë së shërbimit. Viti që kaluam ishte inkurajues, në aspektin sasior por edhe në përmirësimin cilësor. 3-mujori i trete u mbyll me një bilanc pozitiv prej 65 mln euro. Për shkak të fuqisë së shtuar të turimizt. Numri i turistëve u rrit 12% krahasuar me një vit më parë, ndërsa të ardhurat u rritën me 4% krahësuar me një vit më parë. Pati një zgjerim të ndjeshëm të gjeografisë së vendeve prej ku erdhën turitsë kryesisht nga Europa Veriore.