Kryeministri Edi Rama në cilësinë edhe të kreut të Presidencës së OSBE u shpreh i gatshëm për të zgjidhur krizën në Ukrainë dhe zonat përreth.
Gjatë një konferencë të përbashkët me Ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Prystaiko, Rama dhe se duhen ndërmarrë hapa nga kryesia e radhës e Shqipërisë në OSBE për të lehtësuar jetën e popullsisë në të dy anët e kufirit.
Rama: Nuk është rastësi që vizita ime e parë është në Ukrainë. Ajo reflekton rëndësinë e madhe që u kushtoj përpjekjeve për të zgjidhur krizën në Ukrainë dhe përreth saj. Në këndvështrimin tim kjo mbetet sfida më e ngutshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë sot. Do bëjmë maksimumin për të siguruar respektimin dhe parimin e OSBE, do të inkurajojmë zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut duke mbështetur përpjekjet e grupit tripalësh.
Ajo çfarë mbetet thelbësore është jeta e njerëzve dhe vështirësitë që të gjitha ata përballen me zonat e prekura nga konflikti. Ne do të punojmë pareshtur për të garantuar ndalimin e të shtënave dhe një armëpushim i qëndrueshëm është jetik për jetën e njerëzve atje.
Ky konflikt vazhdon të prodhojë viktima civilë, kjo është e papranueshme dhe duhet të ndalë. Synimi ynë është të sigurojmë një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm.
Rifillimi i dialogut të nivelit të lartë dhe rezultatet e samitit të Normandisë janë hapa në drejtimin e duhur. Megjithatë mbetet shumë për tu bërë.
Ne ndajmë bindjen që kontributi që është dhënë nga gratë dhe burrat e përkushtuar të misionit të OSBE është unik dhe thelbësor për të ulur tensionet. Është e nevojshme për të forcuar më shumë me një buxhet solid.