Rama: 100 mln $ nga buxheti i shtetit shkojnë te buxhetet familjare
Kryeministri Edi Rama “Komunikimin e Javës” e zhvendosi tek reformat e qeverisë të ndërmarra në këto tre vite. Ai u ndal të reforma në drejtësi por edhe te rritja e pagave dhe pensioneve. Rama tha se nga buxheti i shtetit do të kalojnë 100 Rama: Sot qeveria është gati të spostojë nga buxheti i shtetit në buxhetet familjare të punonjësve dhe pensionistëve plot 100 mln dollarë. Kjo është me herë, shumë më e madhe e vënë ndonjëherë në dispozicion të familjeve në një vit të vetëm për rroga dhe pensione. Qeveria e mëparshme ndau nga buxheti i shtetit për rroga dhe pensione 124 milionë dollarë në 8 vjet. Ndërsa ne jo vetëm ndajmë në një vit buxhetor 100 mln dollarë, por duke llogaritur edhe 100.4 mln dollarë që janë ndarë në këto tre vjet nga ulja e taksës mbi rrogën, plus 40 mln dollarë nga i njëjti mekanizëm i uljes së taksës vitin e ardhshëm arrijmë që falë kësaj faze të parë të reformave të spostojmë në buxhetet familjare dhe pensionistëve 240. 4 mln dollarë brenda një mandati të vetëm.