Kryeministri Edi Rama po zhvillon konferencën e fundvitit me gazetarët ku po analizon mbylljen e 2018-ës në raport me treguesit e punësimit, zhvillimit ekonomik si dhe situatës politike në vend.

Shefi i qeverisë e ka nisur me ekonominë duke deklaruar se shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje. Ai tha se ekonomia shqiptare sot është më konkurruese.

Rama tha se papunësia në vend është ulur nga 18.2% në 12.4% duke prekur kështu uljen më historike të papunësisë. Sipas kreut të qeverisë, varfëria sot është më e ulët se 5 vjet më parë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se është besimplotë se presidenti Ilir Meta do t’i dekretojë ministrat e rinj.

Presidenti do të marrë kohën e tij dhe do të dekretojë ministrat sikundër e kërkon kushtetuta.

Por ky ngërç i vitit tëkaluar do të qartësohet në rrugën e duhur për të pasur një qartësi të plotë në raport me këtë institucion garant të kushtetutës së Republikës së Shqipëri.

Rama: Në 2018 u punësuan 34 mijë persona, ulëm papunësinë në 12.4%
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit për mediat se gjatë 2018-ës u punësuan 34 mijë e 604 persona përmes Zyrave të Punës.

Sipas Ramës, varfëria sot në vend është më e ulët se 5 vite më parë. Edhe sa i takon rritjes ekonomike Rama tha se Banka Botërore e konsideron Shqipërinë me rritjen më të madhe në rajon.

Gjatë 2018-ës në Zyrat e Punës, janë punësuar 34 mijë e 604 persona vetëm këtë vit. 262 mijë nuk janë 300 mijë për ata që thonë se ku janë 300 mijë punësimet, por këto janë shifrat ne kontributet e sigurimeve.

Papunësia është ulur nga 18.2% në 12.4%, ulja më historike e papunësisë, është fakt. Varfëria është më e ulët se 5 vjet më parë. Banka Botërore konsideron rritjen ekonomike të Shqipërisë si më të lartën në rajon.

Nuk dua të përcjell mesazhin që jam i kënaqur apo që ka ndodhur ndonjë mrekulli, por janë disa të vërteta të realitetit tonë.

Artikulli paraprakPOROSITI VRASJEN E ISH-KOMISARIT ARTAN CUKU, ARRESTOHET NË GREQI BLEDAR JAMBELLI
Artikulli tjetërSHPËTOI NJERËZ NGA ZJARRET, SHQIPTARIT I JEPET SHTETËSIA GREKE