NEW YORK- Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ndodhen në New York në SHBA. Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar për në sesionin e 77 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministrja Xhaçka do të mbajë disa takime dypalëshe me homologët nga, Japonia, India, Finlanda etj, si dhe do të marrë pjesë në disa evente të nivelit të lartë si:

Takimi i Komisionit të Partneritetit Karta e Adriatikut – SHBA;

Takimi Ministror i Grupit Feminist për Politikë të Jashtme +;

Simpoziumi Gratë, Paqja dhe Lidershipi: Arritja e Paqes dhe Sigurisë së Qëndrueshme përmes Lidershipit të Përgjegjshëm ndaj Gjinisë.

Artikulli paraprak“RAMA I BËN THIRRJE TË RINJVE TË QËNDROJNË NË VENDIN E TYRE”, THE TELEGRAPH: RRETH 2 MIJË NJERËZ NË VERI TË FRANCËS JANË …
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT/ SULMI KIBERNETIK, HOMELAND JUSTICE NXJERR TË DHËNAT E GLEDIS NANOS…