Kryeministri Rama ka reaguar gjate seances se sotme parlementare lidhur me akuzat e deputeteve te djathte per permasat e medh te kultivimit te Kanabis Satives ne Shqiperi.Duke bere krahasimin e shkaterrimit te kesaj vime ne 2009 kur drejtonte PD dhe me 2015 kur drejton PS,Rama ka thene se ndryshimi lidhet me ate se e majta ka hapur “Kutine e Pandores”, menaxhimin politik te parcelave mebime narkotike.

Gjate fjales se tij Rama ka paraqitur te dhena qe sipas tij i referohen Guarda di Finances italiane , dhe sipas tyre ,ne kohen kur drejtonte PD u shkaterua vetem 7% e siperfaqes se mbjelle me kanabis sativa ,ndersa ka theksuar seme 2015 eshte shkaterruar 96.4 % e kesaj siparfaqeje. Sipas Rames kjo ka nje tendence per te mbjelle bimen narkotike ne thellesi te territorit dhe jo haptas e kudo sic ndodhte kur ishte ne pushtet PD.Ndryshimi sipas Rames lidhet me ate se qeveria e tij ka hapur Kutine e Pandores, menaxhimin politik te parcelve te mbjella me bime narkotike, kutine qe e djathta e mbante te mbyllur.Rama i ka kujtuar se djathtes se ndersa flasin per bimet narkotike,ata nuk shkojne per ngushellim as kur vriten police nga zona e tyre.Duke iu referuar komunikatave të policisë kur në pushtet ishte qeveria e djathtë, Rama ka deklaruar se asgjësimi i sipërfaqeve me kanabis atëherë ishte minimal. “Në vitin më të mirë të qeverisjes së PD u asgjësua vetëm 7 për qind e sipërfaqeve me hashash”, ka thënë Rama, duke i bërë kontrast pretendimeve të opozitës me ndërhyrjen në Lazarat. “Lazarati ka qenë banka e madhe e parasë së zezë, të cilën ne e shkatërruam”, ka thënë ai, për të shtuar se kurrë më parë lufta kundër drogës nuk ka qenë kaq serioze. Ky fenomen po luftohet seriozisht që kur erdhi në pushtet kjo qeveri dhe kur u vu në detyrë ky ministër i Brendshëm”, ka thënë Rama.Ketyre deklaratave u është përgjigjur deputetja e PD, Jozefina Topalli, e cila ka thënë: “Zoti kryeministër, ky ishte fjalimi më qesharak i yti. Askush nuk i beson ato që the. Hashashi do të jetë njolla jote e turpit”.

Artikulli paraprakBEN BLUSHI I RIKTHEHET ME SULM RILINDJES
Artikulli tjetërRAMA -TOPALLI REPLIKA PER MATURANTET NE SEANCEN PARLAMENTARE