Nisin punimet për thellimin e basenit dhe kanalit hyrës në Portin e Durrësit, që do të mundësojë hyrjen e anijeve të një madhësie prej 20.000 ton. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ishin sot në këtë kantier, që do të përmirësojë kapacitet përpunuese në portin më të madh të vendit, që si pjesë integrale do të ketë edhe terminalin modern të krocerave, që pritet të nisë këtë vjeshtë.

“Nëse aktualisht në Portin e Durrësit anijet hyjnë me zhytje 7.5 metra, mendohet që me thellimin që do bëjmë deri në 10.45 metra, atëherë do rrisim kapacitetin e hyrjes së anijeve dhe është një leverdi e madhe ekonomike, sepse duke ardhur anije me kapacitete të mëdha, edhe prurjet do jenë të mëdha”, – tha inxhinieri projektues.

Ndërkohë që pjesë in​tegrale e portit do të jetë edhe terminali i kroçiereve, punimet për të cilin pritet të nisin vjeshtën e këtij viti. Kryeministri e vlerësoi këtë projekt si një domosdoshmëri, por edhe si një aset infrastrukturor, i cili do të tërheqë më shumë turistë në Durrës.

“Terminali i korçiereve është i domosdoshëm. Ai e transformon komplet situatën dhe hap rrugë një projekti të jashtëzakonshëm për Durrësin, sepse ai andej, me idenë tjetër që kemi për ta nxjerrë qytetin në breg, duke ndërtuar një marinë turistike, do jetë ndryshim historik”, – tha Kryeministri. Me kapacitet fillestar prej 500 turistësh në ditë, ky terminal pritet që në përfundim të tij të mirëpresë rreth 2500 turistë në ditë dhe të përpunojë 5 kroçiere njëkohësisht.

Artikulli paraprakSOT U KONSTITUUA DEVOLLI, PD: VOLTANA ADEMI S’DEL NGA ZYRA, SHKODRANËT REZISTENCË RAMËS
Artikulli tjetërLLESHAJ TAKON HOMOLOGUN TURK, SOYLU: SHQIPËRIA NJË NGA VENDET E RAJONIT QË BASHKËPUNOJMË MË SHUMË