Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë ku merr pjesë në forumin “GLOBSEC 2024”. Kreu i qeverisë mbajti fjalim në një prej tyrezave me moderatorin Steve Clemons, ku u diskutua për temën “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”.

Rama foli për rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Pikë së pari, përgëzoj Putinin, se falë tij BE kuptoi sa e rëndësishme ishte të kishte pranë Ballkanin Perëndimor. Ishte diçka fatkeqe, na duhej Vlaimiri për ta bërë të qartë këtë gjë. Përpara pushtimit në Ukrainë, kishte njerëz që thoshin se NAtO-n nuk ka pse të ekzistojë më. Kishte shumë njerëz në union që nuk besonin aspak në atë që e përsërisnin si moto se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE, duke e bërë njësoj si komunistët njeherë e një kohë që na thoshin se vendi ynë është në parajsën tokësore. Realiteti goditi fort, lufta në Ukrainë tronditi tërëisht status kuonë. BE nisi të ndërgjegjësohej sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor. Von der Leyen luajti rol thelbësor, që prej ditës së parë u përpoq të përcillte mesazhin, por iu desh edhe ndihmë nga Putini”.

Artikulli paraprakKUNDËSHTOI PUNONJËSIT E POLICISË, ARRESTOHET 37 VJEÇARI
Artikulli tjetërA KA PËRPJEKJE RUSE PËR TË MINUAR DEMOKRACINË NË SHQIPËRI? RAMA: SHQIPTARËT BESNIKË TË PERËNDIMIT, RUSIA S’MUND TË GJEJË SPIUNË