Puka, qyteti që të mahnit me pyjet dhe natyrën e saj, vuan të njëjtën problematikë që ka shoqëruar qytetet shqiptare gjatë 25 viteve të fundit.
Indiferencë dhe braktisje nga qeveria qendrore, duke e lënë të rrënohej çdo ditë; Hapësira publike inekzistente dhe ndërtesa në pjesën dërrmuese të rrënuara në mungesë të ndërhyrjeve prej mbi 4 dekada. Ky është imazhi i qytetit në nisje të projektit të Rilindjes Urbane. Me një investim rreth 115 milionë lekë, fillon transformimi rrënjësor i qytetit, sipas një projekti krejt të veçantë për ta lidhur në të ardhmen qendrën me liqenin. Përveçse e lënë në harresa nga pikëpamja urbane, Puka është edhe ndër zonat me zhvillim ekonomik të munguar. Ndonëse ka natyrë të mrekullueshme, ajo nuk është kthyer në pasuri për njerëzit e saj. Rilindja Urbane synon të kthehet në një motor të transformimit të Pukës nga një zonë e harruar, në një prej destinacioneve turistike të veriut të Shqipërisë. Me viziten ne Puke, kryeministri Rama ka permbyllur edhe viziten ne very te vendit, duke i kushtuar vemendje veriut te Shqiperise qe nga e premtja, ku u ndal ne malesine e madhe, me pas ne vau dejes nderkohe qe edhe ne Puke ka garantuar investime .