Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së legalizimeve për tokat bujqësore në Pukë.
Nga Gjegjani, shefi i qeverisë shqiptare foli për investimet në Bashkinë e Pukës. “Gjatë qeverisjës sonë kemi bërë shumë financime në Bashkinë e Pukës. Tani kemi një projekt për transformimin e qendrës së qytetit të Pukës”, u shpreh Rama. Kryeministri deklaroi se ndryshimi që ka ndodhur në 3 vite qeverisje nga ai është shumë i rëndësishëm, duke thënë se “themelet e shtëpisë sonë të përbashkët janë të më të forta”. “Gjetëm një situatë rrënimi në çdo sektor. Ne gjetëm themele të kalbura që rrezikonin ta shembnin shtëpinë tonë të përbashkët, trashëguam borxhe të pafundme. Por, arritëm të forcojmë themelet e shtëpisë”, tha Rama.