Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në muajin qershor do nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Rama shkruan se ka mbërritur kërkesa zyrtare për këtë investim. “Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës.
Deri në qershor hapja e kantierit”, shkruan Rama. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës ishte një nga premtimet e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës elektorale të 25 qershorit i cili u rizgjodh deputet në këtë qark.