Razma është ndër pikat me piktoreske të Alpeve shqiptare, që Rilindja Urbane po e kthen në një qendër të rëndësishme të ofertës turistike për turizmin e Alpeve.

Pedonalja e re e shtrirë në 2500 metra katror, pastrimi i territorit nga zaptimet e paligjshme e kioskat, sistemimi i ujërave nëntokësore nxisin interesin për investime private që zhvillojnë potencialin e jashtëzakonshëm të saj për lulëzimin e turizmit malor. Një ndalesë gjatë inspektimeve në qarkun Shkodër Kryeministri e pati edhe në këtë pikë turistike, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe Marinaj, si dhe prefekti Radovani. Kryeministri siguroi se ky është fillimi dhe se Rilindja e Razmës si qendër turistike e rëndësishme për vendin do të vazhdojë.

Artikulli paraprakDUKA OPTIMIST PËR MARRËVESHJE: SHTYRJA E ZGJEDHJEVE DREJT KONKRETIZIMIT
Artikulli tjetër“DITA BOTËRORE E FAMILJES” AKTIVITETE TË NDRYSHME