Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në samitin e liderëve të Këshillit të Europës që po zhvillohet në Islandë. Në kët samit, Rama foli për gjykimin që po bëhet ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe liderëve të UÇK-së. Rama tha se gjykimi i Thaçit e ka zanafillën në Asamblenë e Këshillit të Europës, nga një raport i Dick Marty që është financuar nga përfaqësues të Putin në KiE.

Rama tha se KiE ka detyrimin të korrigjojë çdo gabim dhe në këtë rast duhet të hapë rrugën të tërheqë mbrapsht të raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë të trafikut të organeve.

Kërkoj ndjesë sepse më duhet të bëj një rrëfimin jo fort të këndshëm, si shqiptar është e pamundur të shmang heqjen e paraleles mes Ukrainës Kosovës, Zelenskyt e Thaçit. Në këtë samit nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt luftës çlirimtare të Kosovës dhe Thaçit nisi në Këshillin e Europës nën ndikimin dashakeq të ish anëtarit të këtij këshilli. Presidenti i Kosovës gjykohet nga një gjykatë e mbështetur në një raport të 2011 të këshillit të Europës i cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga përfaqësues të Putinit në KiE. Akuza të pabazuara të trafikimit të organeve njerëzore, kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasë mu duk sikur pashë Zelnskyn 10 vite më vonë gjykuar nga nje gjykatë ngritur nga të njëjtat akuza absurde. Është shkurajuese të dush ku situata ku përfshihet Thaci dhe ushtria e Kosovës e pati zanafillën para KIE. Asambleja e KiE ka detyrimin të korrigjojë çdo gabim dhe në këtë rast duhet të hapë rrugën të tërheqë mbrapsht të raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë të trafikut të organeve.

Artikulli paraprakPËRMBYTJE NË KROACI DHE BOSNJE-HERCEGOVINË, DALIN NGA SHTRATI DISA LUMENJ
Artikulli tjetërMETA NUK PRANON REZULTATIN: FAKTE TË REJA TRONDITËSE, DO NISË KONTESTIMI LIGJOR DHE PËRSHKALLËZIMI OPOZITAR