DYSHOHET SE KËTO PERSONA PO PËRGATISNIN ATENTAT NDAJ KRYEMINISTRIT SHQIPTAR.Tre persona janë arrestuar nga policia serbe, pasi dyshohet se kishin planifikuar ti bënin atentat kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë vizitës në Beograd më 10 nëntor.

Lajmi është transmetuar nga agjencia e lajmeve nga Presheva Jonë, e cila raporton se policia serbe ka arrestuar mbrëmjen e së enjtes tre persona, anëtarë të një bande, që kishin planifikuar një atentat ndaj kryeministrit Rama. Pavarësisht kësaj, autoritetet serbe nuk kanë konfirmuar asgjë zyrtarisht, ndërsa mediat e kanë raportuar thjesht si lajm. “Policia speciale, të enjten, ka ndalur një veturë të tipit BMW, ku pas kontrollimit të pasagjerëve, pas 45 minutash ka arrestuar tre persona në qendër të Beogradit. Personat janë dërguar nën ruajtjen e njësive speciale drejt stacionit policor”, njoftoi agjencia e Preshevës duke ju referuar mediave serbe. Sipas Radio- Televizionit Serb (RTS) tre personat e dyshuar u arrestuan në qendër të kryeqytetit serb në këndin mes rrugëve “Takovske” dhe “Svetogorske”, por lajmi nuk u shoqërua me shpjegimesh në detaje se kush ishin ata, pse u arrestuan dhe ç’ndodhi me ta, pse makina ishte me targa të Bujanovcit, nëse ishin kontrabandistë, apo sa kilogramë drogë u bllokua. “Pra, asnjë fjalë për këtë arrestim me një pjesëmarrje masive të policisë dhe njësive speciale kundër terrorizmit. Dyshimet shtohen më shumë pas lajmit se 3 personat mund të ishin atentatorët e Edi Ramës dhe se bandat nga Serbia po përgatiten për vizitën e tij në Beograd, që të shkaktojnë trazira. Sipas medias shqiptare në Serbi, nëse heshtet apo nuk dilet zyrtarisht rreth arrestimeve të kësaj bande nga policia serbe, gjithçka mbetet e dyshimtë. . Kryeministri Rama pritet të vizitojë Serbinë ditën e hënë, ndërkohë që mediat serbe raportuan më herët se masat e sigurisë janë po aq të rrepta sa në vizitën e Putin.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/WEDeOlln4Cc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBANDA FRYMORE NË PËRGATITJE
Artikulli tjetërQËLLOHET ME GURË AUTOBUZI SHQIPTAR NË PODGORICË