Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork ku mori pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar edhe takime me kompani investuese të Wall Street.

Këtë gjë e ka bërë të ditur ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber. Gjatë një postimi në Facebook, diplomatja shqiptare thotë se “gjatë këtyre takimeve është prezantuar potenciali ekonomik i Shqipërisë dhe mundësitë e investimeve në fushën e naftës dhe energjisë së rinovueshme, minierave, zhvillimin e turizmit, zhvillimin e bujqësisë dhe produkteve bio.”

Faber thotë se u diskutua edhe “prioriteti për sjelljen në Shqipëri të linjave të prodhimit dhe zhvillimeve të fundit të teknologjisë“. Ajo thotë se kompanitë paraqitën mjaft interes dhe drejtuan një numër pyetjesh në lidhje me ambientin e bërjes biznes dhe zbatimin e ligjit në vend.

Artikulli paraprakHARADINAJ FAJËSON BE-NË PËR DOBËSIMIN E KOSOVËS NË DIALOGUN ME SERBINË
Artikulli tjetër“SELIA E PS”, SHKON NË KUVEND