Kryeministri Edi Rama tha se në muajin shtator vendin e kanë vizituar rreth 1 mln turistë. Kreu i qeverisë bëri me dije se synojnë 10 milionë turistë për këtë vit, ndërsa tha se e sigurt është se do të kalojmë shifrën 9 mln turistë.
‘Në shtator patëm 1 mln turistë. Ne synojmë të kapim 10 mln turistë sivjet. 9 mln turistë do ti kalojmë këtë vit. Nuk kemi dashur të hyjmë në taksimin e atyre që japin shtëpi me qira. Por si ta kuptojmë ne që shifrat e turistëve dhe të ardhurat e hoteleve nuk korrespondojmë.’- tha Rama.