Ky është automjeti i shërbimit zjarrfikës Shkodër me targa SH 71 24 E Ii cili u mbajt në polici për rreth 1 orë e 30 minuta një ditë më parë me pretendimin se sirenat prishën rendin e qetësinë publike gjatë kohës kur kryeministri Edi Rama po mbante fjalimin e tij përballë simpatizantëve të vet përpara teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës.

Në fakt shërbimi zjarrfikës është njoftuar se në katin e 7 të një pallati në rrugën gjërë kishte tek një banesë kishte rrjedhje gazi, ndërkohë ju po ndiqni edhe pamjet kur automjeti zjarrfikës ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë policia e Shkodrës ka marrë urdhër që të shoqërojë në ambjentet e komisaritit Shkodër automjetin zjarrfikës bashkë me 4 punonjësit e këtij shërbimi duke i mbajtur për rreth 1 orë e 30 minuta Shefi i Parandalimit të pranë Shërbimit Zjarrfikës Ridvan Bushati e cilëson një turp atë cfarë ndodhi një ditë më parë

Bushati gjithashtu thotë se policia është sjellur në mënyrë arrogante ndaj punonjësve të shërbimit zjarrfikës sikur të ishin kriminelë

Bushati sqaron se për këtë cështje do të ndiqen hapat ligjore duke bërë kallëzim në prokurori ndaj atyre drejtuesve rtë policisë që kanë urdhëruar shoqërimin e 4 efektivëve zjarrfikës

Artikulli paraprakFLET PAS LIRIMIT GJERGJ ÇUNI: MË MBAJTËN NË BIRUCË!
Artikulli tjetërEDUARD NDOCAJ KANDIDAT PËR BASHKINË E LEZHËS