Kryeministri Rama u shpreh se pavarësisht se Tropoja nuk ka votuar gjithnjë partinë socialiste, qeveria është përgjigjur më shumë se dy qeveri të tjera bashkë.

‘Aty ku deri dje dukej një utopi që mund të zhvillohej një sipërfaqe funksionale dhe fitimprurëse, kjo gjë po ndodh. Programi i rritjes urbane që u përqendrua fillimisht në qytet i ka hapur rrugë zhvillimit të turizmit që deri dje ishte dëshirë.

Më vjen mirë që ne në këtë zonë nuk jemi shërbyer me votë, jo shumë shpesh na keni votuar, por ne kemi bërë atë që qeveri të tjera të marra së bashku se kanë bërë.

Të mendosh që sot, këtë vit Tropoja ka numëruar 150 mijë vizitorë është kuptimplotë. Objektivi ynë do jetë që këta vizitorë të qëndrojnë më gjatë.’- u shpreh Rama.

Artikulli paraprakSI KANË NDIKUAR NGJARJET E RASTËSISHME NË RRJEDHËN E HISTORISË NJERËZORE
Artikulli tjetërCELIBASHI: ’14 MAJI’ KUSHTON 2.3 MLD LEKË! 9 PRILL SHPALLET LISTA PËRFUNDIMTARE E VOTUESVE! VOTIM ELEKTRONIK NË VLORË, SYNOHET DHE NË 6 BASHKI TË TJERA