Kryeministri Edi Rajma ka nisur turin e falënderimeve në Shkodër, që ai e cilësoi si kryefjalën e këtyre zgjedhjeve, e cila pati një kthesë historike nga socialistët.

“Falendrim për ata që më 14 maj dolën dhe votuan Benetin. Dhe votuan PS. Për herë të parë jemi forcë e parë politike. Dua të falënderoj dhe ata që nuk dolën të votojnë duke e parë të pamundur që të votojnë për ne dhe Benetin por duke e parë dhe si të pamundur për ata që kanë votuar gjithnjë po s’kanë bërë asgjë. Dua t’iu them të gjithëve atyre që nuk janë këtu që na kanë dhënë besim. Unë për vete këtë rezultat në Shkodër e konsideroj si sfidën më të madhe që më është bërë mua dhe Shkodrës.

Ata që na votuan për herë të parë vendosën për të mos votuar me sy mbyllur sikurse e kanë bërë për 32 vite. Dhe kjo është problematike, sepse kush të voton me zemër të jep kredi afatgjatë siç ka ndodhur me palën tjetër. Ajo ka qenë një kredi pa interesa që u kthye në një dëm të jashtëzakonshëm për ata që e votuan. Por ajo ishte votë zemre dhe në 8 fushatat e mëparshme unë e kam ndjerë që mendja e shumicës ishte e mbyllur për të dhënë mesazhin, atyre zemra u rrihte djathtas.”- tha Rama.

Artikulli paraprakGJYSMËFINALJA E VOLEJBOLLIT MES SHKOLLAVE TË QYTETEVE, RAMA NDJEK NGA AFËR AKTIVITETET SPORTIVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërBENET BECI NË TAKIMIN FALËNDERUES: SHKODRA ME RAMËN DHE QEVERINË NË KRYE TË LISTËS SË PRIORITETEVE DHE INVESTIMEVE