Kryeministri Edi Rama mori fjalën në sesionin e punës të krerëve të shteteve dhe qeverive në Samitin e NATO-s në Varshavë, ku nënvizoi se Shqipërisë i është dashur të kalojë nëpër një rrugë të gjatë e të vështirë derisa u bë pjesë e Aleancës më të madhe të sigurisë në botë.

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, si NATO dhe Traktati i Varshavës konsideroheshin e keqja, ndërsa sot është një anëtare krenare e Aleancës dhe kjo është arritje madhore e vendit tim. Kryeministri theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar në përmbushjen e të gjitha angazhimeve e detyrimeve të saj buxhetore si anëtare e NATO-s. “Sikundër ajo qëndron fort krah Aleancës në përmbushjen e misionit të saj”, Tha Rama. “Samiti zhvillohet në një moment kur përballemi me sfida serioze të sigurisë. Sot, ekstremizmi i dhunshëm dhe islami radikal janë kërcënimi më serioz për sigurinë kolektive, çka kërkon ndërveprim dhe bashkërendim të përpjekjeve në nivel lokal dhe global. Ne mbështesim strategjinë e mbrojtjes të Aleancës dhe do të vazhdojmë të jemi pjesë e të gjitha përpjekjeve të NATO-s për më shumë stabilitet e siguri në hapësirën euroatlantike. Kryeministri rikonfirmoi mbështetjen e politikës së zgjerimit të NATO-s. Në këtë drejtim, anëtarësimi i Malit të Zi, u shpreh Kryeministri, është gjëja e duhur.​ Shqipëria, në cilësinë e vendit anëtar, përfaqësohet me një delegacion të nivelit të lartë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në Varshavë të Polonisë. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli. Në rrafshin politik, ky Samit konsiderohet me rëndësi të veçantë për Aleancën, pasi zhvillohet në një moment kritik të përballjes me sfida serioze për sigurinë euro-atlantike, si nga Lindja, ashtu dhe nga Jugu. Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të jetë pjesë e diskutimeve në qendër të të cilave janë forcimi i mbrojtjes kolektive të Aleancës, projektimi i stabilitetit në hapësirën euroatlantike, kërcënimet e sfidat e sigurisë dhe angazhimi i NATO-s në Afganistan

Artikulli paraprakDOREHIQET TRAJNERI I VOLEJBOLLIT ARTAN KALAJA
Artikulli tjetërBRITANI, GJYKATA VENDOS MOSEKSTRADIMIN E BECCHETTIT NË SHQIPËRI