Kryeministri Edi Rama pas Shkodrës dhe Malësisë së Madhe është ndalur në një takim me strukturat e partisë socialiste në Vau Dejës.

Përpara se të futej në takim, kreu i qeverisë u ndal me kryetarin e bashkisë Zef Hila. Më pas gjatë takimit socialistët e Vau Dejësit janë ndalur gjatë tek punësimet duke kërkuar që anëtarët e PS të punësohen në institucione duke qenë se sipas tyre janë lënë pas dore. Nga ana e tij kreu i qeverisë Edi Rama ka kërkuar mobilizim maksimal për zgjedhjet e 2017 duke krahasuar me rastin e Dibrës ku socialistët arritën një fitore të thellë. Një prej figurave të PS, Ernest Paluku i ka shprehur shqetësimin kryeministrit lidhur me investimet në Vau Dejës duke thënë se do të mburret kryebashkiaku Zef Hila që është nga radhët e PD. Kreu i qeverisë i është përgjigjur duke thënë se nuk ka pse të mburret sepse investimet janë të qeverisë dhe jo bashkisë. Ish kandidati për kreun e PS Mark Zhuri është ndalur edhe ai tek punësimet. Në fund kreu i PS në Vau Dejës Kristjan Shkreli foli rreth takimit duke thënë se jo çdo anëtar i PS mund të punësohet në institucione… Kryeministri Rama pas takimit në Vau Dejës është nisur drejt Pukës ku edhe atje do të ketë takime për të përmbyllur dy ditët e qëndrimit të tij në Shkodër.

Artikulli paraprakTERMETI TRONDIT ELBASANIN
Artikulli tjetër“KULTIVIM I NARKOTIKËVE”, ARRESTOHET NJË PERSON