Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar Partinë Demokratike se nëse brenda majit nuk zhbllokon vettingun, marrëveshja e arritur në 18 maj do të prishet.
Rama i ka bërë thirrje PD që bashkë me deputetët socialistë të zgjedhin nga lista e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të vettingut.
Rama: Unë Saliut këtu i them vetëm një gjë, të qartë dhe të prerë: Sali, nëse PD nuk do të zhbllokojë me votat e deputetëve të saj që bashkë me deputetet tanë duhet të përzgjedhin nga lista e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të vettingut, pra nëse PD nuk do ta zhbllokojë brenda majit vettingun, marrëveshja është e prishur.
Vettingu është arsyeja themelore pse ne bëmë marrëveshje. Vettingu është arsyeja themelore pse ne i pamë interesat e shqiptarëve të zakonshëm socialist dhe demokratë si interesa që bëjnë vetëm një interes, interesin tonë kombëtar kur Shqipëria duhet dhe do të ngrihet mbi flamujt e partive për ta cuar falmurin kuqezi në oborrin e shtëpisë së BE. Nuk ka por, sikur, edhe kështu edhe ashtu, brenda majit deputetët e shumicës dhe opozitës duhet të zgjedhin në listën e ekspertëve që është verifikuar nga OMN anëtarët e dy komisioneve të vettingut dhe pastrimi i pallatit të drejtësisë duhet të fillojë menjëherë.