Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe. Rama do zhvillojë një vizitë disa ditore, ndërsa do të takohet edhe me homologun britanik Rishi Sunak. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Sunak. Nje ndër çështjet më të rëndësishme që do të diskutohet mes Ramës dhe Sunak do të jetë ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. Duke qenë edhe takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Subak do të diskutohet edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Një vëmendje do të marrë edhe çështja e krimit të organizuar.

Kjo vizitë e Ramës në Britani, vjen në një kohë kur ky shtet ka hartuar një ligj të ri për emigrantët, të cilët nëse futen në Britani të Madhe në mënyrë ilegale do t’i kthejnë brenda disa javësh në atdheun e tyre, ose në vende të treta si Ruanda. Ndërkohë, emigrantëve të paligjshëm që kthehen do t’iu ndalohet përgjithmonë hyrja në Britani. Një ligj i tillë prek edhe emigrantët shqiptarë, të cilët shkojnë në në Britani përmes rrugëve të paligjshme, kryesisht me gomone.

Sa i takon çështjes së emigrantëve, Rama dhe Sunak pak kohë më parë zhvilluan një bisedë telefonike në të cilën ranë dakord se duhet zgjidhur çështja e emigrantëve të paligjshëm. Në këtë bisedë telefonike, dy liderët kanë rënë dakord që problemi i kthimit të azil-kërkuesve shqiptarë që u refuzohet azili, në mënyrë që ata të mos mbahen gjatë në Britani, por kthimi i tyre në atdhe të realizohet më shpejt.

Në këtë vizitë, kryeministrit Rama do të marrë pjesë gjithashtu në një aktivitet të rëndësishëm ku pritet të diskutohen pikat e mëposhtme:

Si po i përgjigjet Shqipëria agresionit rus dhe cili është qëndrimi i saj ndaj Ukrainës?

Ku beson Tirana se Kina përbën kërcënimin më serioz?

Si mund t’i përgjigjen më mirë vendet evropiane migracionit të paligjshëm dhe të kontrollojnë më mirë fluksin e njerëzve?

Si ndikohet rajoni i Ballkanit Perëndimor nga lufta në Ukrainë dhe si mund të kontribuojë në sfidat e sigurisë të paraqitura nga lufta?

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I HOROSKOPIT PËR TË MARTËN: DITA DO TË JETË DISI E ÇUDITSHME, DO TË PËRJETONI NJË MOMENT KONFLIKTUAL
Artikulli tjetërRAPORTI I DASH PËR SHQIPËRINË, REAGON OPOZITA: BABËZIA DHE EGOJA E SËMURË E RAMËS KA KAPUR ÇDO PUSHTET