Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me operatorët e turistët në qytetin e Durrësit. I pranishëm në këtë bisedim ka qenë dhe ministrit i Turizmit Blendi Klosi.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se turizmi është një nga prioritetet e qeverisë së tij. Sipas tij, rritja e turizmit do të sjellë rritje pagash.

Zhvillimi i turizmit do të sjellë rritjen e të ardhurave dhe rritjen e rrogave. E kthyem turizmin nga një parrullë boshe në një investim strategjik.

Sot nuk derdhen më ujërat e zeza në detin e Durrësit. Gjithashtu rrjeti i ujësjellësit është një investim i madh që vazhdon dhe ka filluar që tani të japi me fakte dhe rezultate me furnizimin me ujë të pijshëm të gjithë kësaj zone.

Nga ana tjetër ne do të vazhdojmë me agroturizimin. Në gjithë pjesën rurale të bashkisë së re të Durrësit ka mundësi fantastike që ne duam t’ju japim një shans atyre që nuk e kanë shtëpinë buzë detit dhe nuk kanë mundësi për tregun bujqësor.

Por mund ti kthejnë në zona turistike që mund të vinë turistë. Në pamundësi për të eksportuar fruta dhe perime, eksportohet shija e turizmit”

Artikulli paraprakPOPULLI MË FUTBOLLDASHËS, 99.6% E ISLANDEZËVE NDOQËN NDESHJEN E KOMBËTARES SË TYRE NDAJ ARGJENTINËS
Artikulli tjetërE AKUZOI PËR DHUNË, DREJTORESHA E SHKOLLËS KALLËZIM PENAL PËR MËSUESEN