Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç, ka

Ai ka bërë me dije se bashkë me krerët e qeverive të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, mbështesin marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE për Ukrainën, edhe pse siç tha me Bashkimin Europian nuk jemi të kënaqur pasi nuk kanë mbajtur premtimet që na janë dhënë.

Rama siguroi gjithashtu se si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit dhe nismëtare për rezolutat për Ukrainën, Shqipëria është e privilegjuar ti japë zë rreth asaj tryeze kërkesave dhe shqetësimeve të ukrainasve për një paqe të drejtë

“Me gjithë zemër ju falënderoj për ftesën për të qenë këtu sot. Ndihem i privilegjuar së bashku me Dritanin dhe Dmitryn i cili për arsye objektive nuk mund të ishte me ne. Si kryeministra të tre vendeve ballkanike në NATO të gjendemi këtu me ju dhe të dëshmojmë solidaritetin e plotë për ju dhe popullin e Ukrainës.

Personalisht hezitoja të vija sepse përmasa e këtij tmerri janë të skajshme dhe mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte nuk është aspak e mjaftueshme. Por në të njëjtën kohë nuk mund të mos i përgjigjesha ftesës suaj e të humbja këtë mundësi me ju. Ju jam mirënjohës për mikpritjen bujare dhe dëshirën për të ndarë me ne një pjesë të vogël të realitetit që e kemi parë më parë përmes fotove.

Sot patëm mundësinë të shohim nga afër Irpinin dhe jam shumë i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet e për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve ndërtesën e tij për familjet dhe fëmijët e Irpinit.

E dimë që BE është tashmë pjesë e kësaj përpjekjeje. Por ne duam ta bëjmë këtë në një mënyrë ballkanike, pa burokraci të panevojshme

E jemi të parët që e bëjmë këtë gjë e ndoshta kjo do të përshpejtojë përpjekjet e të tjerëve.

Mbështesim idenë tuaj që bashkimi Europian ti japë Ukrainës statusin e vendit kandidat. Të tre ne jemi të lumtur të bashkojmë emrat tanë me tuajët në këtë deklaratë. Nuk duam që askush të spekulojë me faktin që BE nuk e ka mbajtur fjalën për ne dhe nuk do të ndjehemi mirë që do të bëjë diçka për Ukrainën. Këto janë dy çështje të ndara. Ne nuk jemi të kënaqur me BE dhe ky nuk është sekret por jemi plotësisht të angazhuar për rrugëtimin europian për të ardhmen e brezave tanë të ardhshëm.

E kuptojmë plotësisht dëshirën e Ukrainës për ta pasur tani këtë gjë. Pas statusit do të përballeni me realitetin se statusi ndoshta nuk është aq i madh saç e mendoni por është mirë ta keni.

Shqipëria si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe nismëtare për rezolutat për Ukrainën, është e privilegjuar ti japë zë rreth asaj tryeze kërkesave dhe shqetësimeve të ukrainasve për një paqe të drejtë. Më lini t’ia kaloj fjalën Dritanit duke ju falënderuar për atë që po bëni. Sepse kjo nuk është diçka që natyrshëm ia keni detyroni vendit si president, por ajo çka po bëni është diçka që po e bëni për parimet themelore të të jetuar në paqe. Zoti ju bekoftë dhe Ukraina daltë sa më parë e rilindur nga ky tmerr e nga kjo luftë dhe daltë edhe Europa e rilindur prej saj”, është shprehur kryeministri Rama.

Artikulli paraprakQYTETARËT PROTESTË KUNDËR RRITJES SË ÇMIMEVE, MBLIDHEN PARA KRYEMINISTRISË
Artikulli tjetër“NUK KEMI ASNJË PROBLEM NË QOFTË SE BE-JA I JEP STATUSIN KANDIDAT UKRAINËS”, RAMA I PËRMEND KOSOVËN ZELENSKYT: JU NUK E NJIHNI, POR…