Kryeministri Edi Rama ndodhet në aeroportin e Rinasit, ku do të shtohen 8 porta të reja me terminalin e ri dhe do të hyjë teknologji e re në leximin e pasaportave. Nga nesër, të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare që vijnë në aeroportin e Rinasit do të kalojnë barrierën digjitale me leximin digjital të pasaportës. Në këtë mënyrë do të shmangin kontaktin me policin që sipas Ramës sheh pasaportën, sheh qytetarin dhe anasjelltas derisa bën kalimin e tij. Procesi i ri zgjat më pak se gjysmë minuti.
Kjo bëhet për të lehtësuar fluksin e hyrjeve sidomos në këtë periudhë sezoni veror kur ka shumë emigrantë shqiptar dhe turistë që zgjedhin Shqipërinë për pushimet verore. Në teknologjinë e re për leximin e pasaportave përfshihen edhe qytetarët e BE, SHBA, Britanisë së Madhe e Britanisë.
“Sot është vënë në punë dhe sistemi i ri teknologjik i leximit të pasaportave në hyrje falë angazhimit të ministrit të Brendshëm, policisë së Shtetit dhe kompanisë e cila që në ditën e parë të nënshrkimit të marrëveshjes së re pasi bleu nga koncesionari i mëparshëm të drejtën e operimit, është angazhuar në të gjithë frontin e punëve që duhen bërë në këtë aeroport. Nga nesër, të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare që vijnë në aeroportin e Rinasit nuk do kenë lexim manual të pasaportës nga polici që i sheh në sy e sheh pasaportën, por do kalojnë në barrierën digjitale me leximin digjital, process që zgjat më pak se gjysmë minuti. Kjo do të lehtësojë fluksin e hyrjeve. Kjo vlen edhe për qytetarët e BE, SHBA, Britanisë së Madhe e Kanadasë. Për të tjerët do ketë process kalimi me lexim manual të pasaportës”, tha Rama.