Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga takimi me shqiptarët në Selanik, në kuadër të turit të diasporës, u shpreh se ai ka marr kërcënime, nga ata që i quajti fantazma të së shkuarës që ditën e sotme u ngritën në protestë sipas tij dhe me parrulla të frymëzuara nga i ashtëquajturi Vorio Epir.

Rama theksoi se Vorio Epiri si term ka vdekur.

“Diku këtu rreth e rrotull një grup fantazmash të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes time këtu me fletushka dhe me parrulla të frymëzuara nga i ashtëquajturi Vorio Epir ata kanë bërë këto ditë edhe kërcënime që mua më shkaktojnë vetëm keqardhje. Vorio Epri është një term i vdekur me kohë dhe me vaktë. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të lodhur të individëve të dal boje dhe kohe. Kush përdor Vorio Epririn kur flet për jugun e vendit tregon pafuqinë e tij për të jetuar në shekullin e 21. Këto janë fosile për gjynah, nuk duhet të ushqejnë ndenja brenda nesh ndjenja jo miqësore.’, tha ai.

Artikulli paraprakAKSIDENTI NË SHKODËR-KOPLIK, POLICIA ZBARDH NJOFTIMIN
Artikulli tjetërRAMA NGA SELANIKU: SHQIPTARËT KANË PASUR ROLIN E TYRE PËR SHEKUJ ME RADHË