Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga dita e sotme, do të hapen 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore të vendit.

Qendrat do jenë në funksion të ofrimit të shërbimit cilësor për pushuesit dhe turistët që pritet të vizitojnë vendin tonë gjatë këtij sezoni veror.

“Mirëmëngjes, dhe me njoftimin se duke filluar nga sot, hapen 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Artikulli paraprakRRËMBIMI I TRE POLICËVE NË KOSOVË NGA FORCAT SERBE, BEGAJ: AKTI RËNDË PROVOKATIV
Artikulli tjetërRRËMBIMI I 3 POLICËVE, KURTI FLET PAS MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË SIGURISË: VEPRIMI I SERBISË ISHTE AGRESION NDAJ SHTETIT TONË DEMOKRATIK