Kryeministri Edi Rama ka folur para grave të burgosura për aministinë. Ai tha se për ato që nuk do përfitojnë lirinë do të krijohen kushte për të bërë sa më lehtë dënimin.

“Faleminderit për praninë tuaj. Në kushte që jeni është një pranie detyruar por jam i bindur nga fjalët e zonjave që folën se është një prani e dëshiruar. Më vjen shumë mirë që bëjmë këtë amnisti. Ne dëshironim që të gjitha të përfitonin nga amnistia në një mënyrë a tjetër, dhe duke parë rastet një nga një, më vjen mirë që gjysma do lirohen menjëherë dhe të tjerat do përfitojnë 1/3 ulje të dënimit.

Unë kam bërë shumë debat me gjithë ekipin e amnistisë sepse do kisha dashur më shumë ulje, jo për të justifikuar krimet por për arsye se unë besoj se kur një grua arrin në atë ekstrem, përtej faktit që kryen një krim, ka me siguri 1001 arsye, plagë në mendje dhe shumë kujtime të hidhura që e çojnë në atë pikë. Me duhet të them se predispozita e ministres ka qenë maksimale por edhe kufizimi në këtë pikë i ka të gjitha arsyet legjitime dhe morale.

Etilda vjen nga një rrugë e nisur në anën e të drejtave të njeriut duke qenë person aktiv në këtë fushë. Do të bëj të mundur që ato që do qëndrojnë të ndihen më mirë. Kam biseduar me drejtoren tuaj për të krijuar kushte që ju të mund të keni një jetë të përditshme dhe një aktivizim që ta bëjë më të lehtë dënimin”, tha Rama.

Artikulli paraprak‘MË PYET DJALI I VOGËL KUR DO VISH’, NËNA E 3 FËMIJËVE RRËFEN MES LOTËSH PSE PËRFUNDOI PAS HEKURAVE: ISHA E VETME, GJENDJA EKONOMIKE QE E VËSHTIRË
Artikulli tjetërBARDHAJ, MIJËRA BANORË PA RRUGË