Në rastin e festës së Ditës së Çlirimit, kryeministri Edi Rama njoftuar hapjen e Rrugës së Arbrit, teksa ka uruar të gjithë shqiptarët.
Kështu që festa e Çlirimit do të shënojë ditë feste dhe për banorët e Dibrës. Punimet për rrugën e Arbrit nisën në verën e 2009 dhe brenda mandatit të demokratëve përfundoi njëri lot nga Bulqizë-Ura e Çerenecit.
Por pjesa më e vështirë dhe më i kushtueshëm ishte segmenti Ura e Brarit-Tunelit Qafë Murriz, 34 kilometra gjatësi.
Vetëm në Qershor të 2018 nisën zyrtarisht punimet për këtë segment. Afati zyrtar për përfundimin e punimeve, sipas kontratës, ishte pranvera e 2022.