Deputeti Myslim Murrizi ka bërë me dije se opozita parlamentare nuk ka për të votuar marrëveshjen për Reformën Zgjedhore pa Listat e Hapura.
Murrizi tha se opozita parlamentare do vendosë kushte dhe sanksione ndërkohë do të ketë një radikalizim për kërkesën për ndryshim sistemi.
Ai bëri të qartë pas mbledhjes prej 2 orësh në Kryesinë e Kuvendit me Ramën se javën që vjen propozimi për ndryshim sistemi do të shkojë në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
”Bojkot. Patjetër do të radikalizohet. Arritëm kërkesën e parë që të vinte Rama këtu, se kishte hall të bënte dashurinë me Lulin,
Ne do rifillojmë në Komision të Reformës Zgjedhore, dhe do vendosim kushte dhe sanksione. Raporti i Komisionit do vijë në parlament. Nuk do e votojmë nëse nuk futen aspiratat dhe propozimet.”- tha Murrizi.