KRYEMINISTRI FLET PËR AKSIONIN ENERGJISË DHE NDËRTIMET PA LEJE. Heqja e fashës abuzive prej 300 kW për energjinë elektrike do të shoqërohet me rritje të masës së pensionit për pensionistët kryefamiljarë, të ndihmës ekonomike, dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar.

Këtë e ka shprehur kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit, duke shtuar se reforma në sektorin e energjisë është e rëndësishme dhe e dobishme. Më tej, Rama tha se qeveria e tij gjeti një Shqipëri informale ku vjedhja e energjisë elektrike, krijonte një gropë që thellohej vit pas viti.Por nder te tjera rama ndalet edhe tek abuzimi me ndërtimet pa leje.Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij, ka kërkuar bashkëpunimin me të gjithë aktorët që shqipëria të dalë nga kjo batërdi që është bërë prej 24 vitesh me energjinë elektrike 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/bisTLZxhqB0?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakINTEGRIMI, SCHNOLL: DUHET BASHKËPUNIM
Artikulli tjetërAKSIONET E OSHEE, VALË ARRESTIMESH