Shtyhet me një ditë mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ditën e hënë u vendos që mbledhja të zhvillohet në 22 korrik, por sot është shtyrë me një ditë për shkak të mos koordinimit të axhendës së socialistëve.

Asambleja do të zhvillohet në orën 16:00 të datës 23 korrik në Pallatin e Kongreseve. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së, ku u diskutua për ndarjen e me drejtuesit e 12 qarqeve, por edhe analizat e zgjedhjeve për cdo qark.

Kryeministri dje mblodhi në selinë e PS për rreth 1 orë drejtuesit në qarqet që ai do të marrë në koordinim politik, Lezhën, Shkodrën, Dibrën dhe Kukësin. Nga kjo mbledhje Rama dha 10 porosi ku kryesoret ishin për zëvendësimet që do të bëhen në bashkitë e djathta.

Prononcimi i plotë i Edi Ramës
Më vjen keq që keni pritur kaq gjatë, por kemi pasur një diskutim të gjatë me pjesëmarrjen e të gjithëve për të vijuar procesin e brendshëm sepse kemi mësuar se pas cdo procesi zgjedhor pavarësisht fitores është shumë e rëndësishme të kuptojmë se ku janë problemet që duhen trajtuar dhe të përpiqemi të lexojmë votën, pritshmërinë, atë që është baza e formësimit të qasje strategjike, elektorati. Diskutimi është lidhur me ndërtimin e strategjisë afatmesme dhe afatshkurtër dhe konsideruar si afatmesërm zgjedhjet e qershorit të 2021 dhe si afat shkurtër të gjithë procesin e brendshëm brenda në PS-së, kombinuar me procesin e administrimit të të gjithë këtyre territoreve që tani më i janë besuar drejtueve socialistë në bashkitë e republikës

A kishte vend për tërheqje veshi?
Ne ndryshe nga sa thuhet shumë gabimisht, diskutojmë hapur dhe nuk ja përtojmë tërhqjen e veshit njëri tjetrit. Jemi ballafaquar me të gjithë elementët dhe të gjitha përgjegjësitë që secili ka në këtë proces që kemi luksin që ta zhvillojmë edhe në një kohë përpara vitit të ri politik në shtator.

Cilat kanë qenë problematikat?
Kemi bërë një diskutim me strategjinë sepse jemi një organizatë që funksionojmë në bazë strategjie, pastaj hap pas hapi vijnë edhe lëvizjet taktike. Kemi dakordësuar që është shumë e rëndësishme të ngremë në një nivel të ri dialogun me të gjithë, me qytetarët me sipërmarrjen, me njerëzit e zakonshëm në cdo sektor pavarësisht bindjeve dhe përkatësive të tyre. Dialogun e brendshëm në parti që do të nisë shumë itensivisht edhe në funksion të zgjedhjeve, dialogun me opozitën parlamentare dhe patjetër me atë jashtë parlamentare.

Marrëveshje për negociatat?
Ne jemi të disponueshëm për tu ulur në tryezë për të diskutuar për sfidat e vendit dhe cka është e rëndësishme në funksion të rregullave të lojës. Përsa i përket Kushtetutës, ligjshmërisë nga njëra anë dhe mandatit tonë qeverisës sonë nuk janë cështje që i kemi në diskutim me askënd tjetër. Jemi një shumicë që kemi detyrim që të forcojmë kulturën e ligjit dhe ligjshmërinë në cdo aspekt dhe që kemi detyrim që të mbajmë me nder dhe dinjitet një mandat që na është dhënë deri në 2021.

Emri i ri i KLSH-së?
Nuk jam në dijeni për këtë propozim për këtë po e dëgjoj, pasi ka ndodhur kur kemi qenë në mbledhje

Por për 13 Tetorin?
Zgjedhjet janë bërë në 30 Qershor jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore për këtë kemi ngritur edhe këshilla drejtues, nga unë, Balla dhe Ruci. Ky është fokusi jonë. Ne e kemi sfidën me problemet e vendit dhe të njerëzve dhe jo të opozitës jashtë parlamentare apo Presidencës. 13 tetori për mua është njëlloj si 12 tetori, 14 tetori, si 22 dhjetor, nuk njoh ndonjë 13 tetor.

Artikulli paraprakGOLEM ,BURRI QË MBAN FSHATIN ME UJË TË PIJSHËM
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI KALLËZIM PENAL PËR ZGJEDHJET