Në konferencën e fundvitit, Rama e ka anashkaluar ti përgjigjej pyetjes së gazetares për Elvis Roshin.
Rama u pyet nëse i jepte të drejtë Bashës për dekriminalizimin, tani që KQZ i hoqi mandatin kreut të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshit, një deputeti të mazhorancës dhe një deputeti të opozitës. Në vend që të përgjigjej, Rama tha se Basha duhet pyetur përse PD e shkeli ligjin në aktin e parë të zbatimit të tij. Ai më tej tha se nuk do të bëhet pengesë e zbatimit të ligjit dhe se ai nuk do të merret asnjëherë me gjueti shtrigash. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Rama tha se PD e konsideron ligjin si një letër pa vlerë, kur ai drejtohet drejt saj. Pa i kthyer përgjigje pyetjes së gazetares, Rama zgjodhi t’i jepte përgjigje një komentuesi në rrjetet sociale.