Rama: Nuk jemi të pakritikueshëm por jemi koalicion reformist
Në rubrikën e re të komunikimit javor me qytetarët kryeministri Rama përmes një video në faqen e tij ka folur për rezultatin e zgjedhjeve në Dibër dhe kandidatin e PD. “Të dashur miq. Nisur çfarë u thanë në mënyra dashakeqe apo dritëshkurtra për rezultatin në Dibër. Pse duhet ta vononte Dibra PD, pasi Dibra kishte një zgjidhje të qartë mes një kandidati të dalë nga komuniteti dhe një të sjellë nga Tirana, madje në prag të pensionit, i cili nuk votoi as për veten e tij. Kandidati ynë ishte i preferuari i dibranëve. Nuk premtoi asgjë të hatashme, shërbëtor i mirë i njerëzve në nevojë, kandidati tjetër foli për partinë. Ai u premtoi dibranëve se me Bashën do të pagunate faturat e dritave për të varfrit, apo do të bënte edhe stadiumin. A mund të gjendet në jetën reale një shumëicë që mund të zgjidhte atë që thotë prit ‘gomat të mbijë barë’. Fushata jonë ishte e qetë, fushata tjetër ishte spostim i batalionit, lumit të baltës nga oborri i SHQUP-it në Dibër, pa alternativë. Për cfarë arsye Dibra duhet të shkonte pas daulleve. Përveç pakicës në tkurrje që vazhdon ti besojë PD shumica nuk kishte arsye që t’i besonte. Por cfarë kanë treguar tre vitet e fundit në Shqipëri? Modestisht, këto tre vite kanë treguar se jemi larg të qenit të pakritikueshëm, por nuk ka asnjë krahasim me forcat përballë në Dibër dhe koalicionit reformist.