Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video me të cilën ka zgjedhur të urojë shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Në video theksohet se gjuha është ajo që bashkon zemrat e shqiptarëve sado larg të ndodhen nëpër botë.

Kryeministri përcjell edhe mesazhin që shqipja duhet të ruhet dhe përcillet në brezat që vijnë.

“MIRËMËNGJES Gëzuar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakSOT, DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
Artikulli tjetërRREZIKU I ANALFABETIZMIT, SHQIPËRIA E PESTA ME NORMËN MË TË ULËT TË REGJISTRIMIT NË SHKOLLË FILLORE