Kryeministri Edi Rama ka folur për borxhin publik duke iu referuar deklaratave të opoziës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe kanë një dallim të madhe me ta.
“Mirëmëngjes dhe meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësi, arsim e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet,
e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë Lekë, njësoj si rrugët e lëna rrugëve, me këtë krahasim fare të thjeshtë për ta kuptuar dallimin e madh mes tyre e nesh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.