Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video nga punimet që po kryhen për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.

Kreu i qeverisë ka zgjedhur që t’u përgjigjet të gjithë atyre zërave skeptikë që e kanë përqeshur për këtë aeroport.

“MIREMËNGJES, me këtë video të dedikuar për të gjithë ata që më kanë përqeshur për Aeroportin e Kukësit, ku po punohet intensivisht dhe vitin e ardhshëm do të ulim Migjenin, me një fluturim falas për të gjithë ata që më kanë sharë nga Londra😉”, shkruan Rama, ndërsa ka zgjedhur si kolonë zanore për videon, vallen e njohur të Kukësit.

 

Artikulli paraprakMOS HARRONI ÇADRËN KUR TË DILNI NGA SHTËPIA! E GJITHË DITA ME SHI, NË MESDITË RREBESH
Artikulli tjetërSHKODËR, MOTI JO FAVORIZUES PËR PENSIONISTËT