Kryetari i PD, Lulzim Basha iu përgjigj propozimit të një dite më parë nga kryeministri Rama që ofron 4 minitra dhe kreun e KQZ në mënyrë që opozita të futet në zgjedhje.
Basha: Dje Edi Rama e bëri të qartë se është gati të dorëzojë ministrat, kreun e KQZ, zyrtarë në polici po nuk është gati të dorëzojë karrigen e tij. Merri, ca problemi ka, merr – jep jap e merr, kështu funksionon pazari i peshkut të qelbur nga koka ku duan ta futin edhe PD në këtë pazar. Kjo është ëndrra e një nate vere e Ramës dhe Metës që nuk do bëhët kurrë realitet. Ne nuk duam pushtet në tavolinë, nuk kemi kërkuar dhe nuk do pranojmë. Nuk duam asnjë post për të bërë kompromis të ndyrë në kurriz të zgjdhjeve.
Kemi kërkuar qeveri teknike me kryeministër teknik, me ministra teknik. Nuk kemi qenë përjashtues, ju kemi thënë që emri i kryeministrit teknik le të vijë me propozim të shumicës, por Rama refuzon të ndahet nga karrigia e tij.