Disa ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi fashë energjie elektrike gjatë sezonit të verës, Konfindustria e ka kundërshtuar një nismë të tillë.

Në reagimin zyrtar të bërë, thuhet se nuk mund të ketë nismë të qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike pa pasur një analizë të thelluar profesionale mbi menaxhimin e deritanishëm të sistemit energjitik.

Më tej argumentohet se një nismë e tillë mund të ndërmerret vetëm kur potencialet energjitike të vendit janë përdorur pa korrupsion dhe me efikasitet profesional, duke shtuar se diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi dëmi financiar i keqmenaxhimit të sistemit energjitik është më shumë se 100 euro në vit.

Reagimi i Plotë i Konfindustrisë:

Konfindustria kundërshton cdo nismë qeveritare për rritjen e cmimit të energjisë për bizneset dhe qytetarët pa një analizë të thelluar paraprake profesionale për gjendjen dhe menaxhimin e deritashëm të sistemit energjitik. Vetëm në rast, se gjykohet, që potencialet vendore energjitike janë përdorur plotësisht me efikasitet profesional dhe pa korrupsion, është e mundshme të ndërmerren nisma për rritjen e cmimit të energjisë. Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare humbjet nga keqmenaxhimi i sistemit energjitik në 3 mujorin e parë të vitit 2023, ku përfshihen vjedhjet dhe humbjet teknik, arrijnë në mbi 25.1% të sasisë së përgjithshme të hedhur në rrjet nga 8%, që duhet të ishin. Dëmi financiar publik nga më sipër është prej më shumë se 100 milion euro/vit.

Artikulli paraprak4-MUJORI, EKSPORTI I ZARZAVATEVE NË VENDNUMËRO, SEZONI I MBARË NUK STIMULOI PRODHIMIN
Artikulli tjetërDAÇIÇ PËR TENSIONET NË VERI TË KOSOVËS: SHQIPTARËT S’MUND TË JENË KRYETARË NË KOMUNAT SERBE