Kryeministri Edi Rama iu drejtua me fjalë të thjeshta dhe shumë të qarta ish-aleatëve të tij në qeveri për 4 vitet e shkuara, Levizja Socialiste për Integrim duke i akuzuar për degradim total në të gjitha institucionet dhe ministritë që u drejtuan prej tyre për 4 vjet per te cilat sipas tij do te mbajne pergjegjesi.

I ashpër ishte Rama edhe me AKU (Autoriteti i Kontrollit Ushqimor), një tjetër institucion i drejtuar nga LSI që sipas tij është një bandë e vërtetë shtetërore e cila në asnjë moment nuk e ka kryer funksionin për të cilin është ngritur, të kalojë në shërbimin ndaj qytetarëve dhe të merret me higjienën.

Kryeministri i vendit Edi Rama në fjalën e tij para Asamblesë së PS u shpreh se parashtrimi i objektivave të qeverisë për 100 ditët e para është i një rëndësie te veçante, pasi përcaktojnë fizionominë e bashkëqeverisjes me njerëzit. Rama tha se në këtë fazë të parë nevojitet pastrim në të gjitha nivelet, fizik në rrugë, institucione dhe zyrat e shërbimeve, të gjitha nivelet e administratës nga keqbërësit dhe fillimin e një lufte të hapur ndaj korrupsionit.

Artikulli paraprak“VJESHTË NË SHKODËR”
Artikulli tjetërFESTA E ZOJËS NË SHKODËR