Kryeministri Edi Rama ka thënë në një postim në “Facebook” se qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve. Rama thotë se paketa do t’u vijë në ndihmë familjeve dhe parashihet të jetë mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë dhe do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit.

“Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit – duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje.

Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit. Kjo është qeveria e shumicës, jo e disave dhe faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes sonë (pa llogaritur fondet masive të Rindërtimit pas tërmetit apo të Luftës me pandeminë) është disafish më i lartë se sa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakSHKODRA MBUSHET ME QENTË E SJELLË NGA QYTETET E TJERA
Artikulli tjetërHEQJA E BARRIKADAVE NË VERI, KURTI: ATA QË I VENDOSËN U LODHËN DHE PO I HEQIN