Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të ketë kallëzimë në SPAK për kryetarë bashkie të PS-së.
‘Shumë shpejt do ketë kallëzime në SPAK për kryetarë bashkie të PS-së nga Njësia Anti Korrupsion. Ne bëjmë punën tonë. Çfarë kallëzimi duhet të bëjmë ne? Njësia Anti korrupsion bën kallëzime në kuadër të veprimtarisë së vet. Që kanë turpëruar PS dhe duhet ti kishte kapur më para drejtësia. Nuk mund të bëjmë ne kallëzime për politikanët kundërshtarë. I kemi bërë në të kaluarën, por unë kam qenë gjithmonë kundër tyre. Nuk është fare kjo puna jonë”, deklaroi Rama.
Sipas Ramës, SPAK nuk duhet të bëjë KLSH-në, por të merret me të korruptuarit dhe jo me procedura.
‘SPAK të mos gjuajë dinamit për cironka. Kjo ka shumë rëndësi. As të mos bëjë KLSH-në, apo inspektimin financiar të Ministrisë së Financave sepse janë institucione të ndara. SPAK duhet të merret me të korruptuarit dhe jo me procedura. Këto nuk janë procedura, nuk kanë nevojë për shumë mund për ti identifikuar si subjekte të SPAK.
Është shumë e thjeshtë. Mendoj se edhe prokurorët që janë në detyrë dhe nuk kanë vepruar dhe kanë lënë të parashkruhen vepra të kësaj natyre duhen pyetur për këtë gjë. Të kërkosh më shumë nga gjithë ky sistem që e kemi krijuar është detyrim, jo ndërhyrje’.- tha Rama.