Partia Socialiste mbledh Kongresin elektoral për të prezantuar programin elektoral me të cilën konkuron për të fituar zgjedhjet e 18 qershorit. Kryetari i PS-se dhe kryeministri Rama po mban fjalen

Edi Rama: Mos e vazhdoni më këtë lojë. Sot fletët e votimit kanë vajtur për tu shtypur dhe zgjedhjet do të mbahen më 18 qershor. 18 qershori është dita e vettingut të popullit ndaj politikës së vjetër. Parlamenti i ri do të nisë jetën me zhbllokimin e vettingut menjëherë pas qeverisë së re. Do jetë parlamenti i parë pa Saliun, por jo pa opozitë. Saliu e gjeti vetë rrugën pa kthim në atë sallë ku cënoi çdo normë edukate. Shkeli çdo porosi të kanunit, shau shpifi e kërcënoi tërë dynjanë në një ditë, më shumë se 100 pijanecët e mbledhur bashkë.

Rrëmbeu PD në 90 e coi në humnerë në 1997, e ringriti dhe një herë dhe tani e mbyti Rënia tragjikomie e PD-së për shkak të budallallëkut të Lulëzimit. Në këtë rrugë do të dëgjoni përditë shumë gjëra, njerëz që do ju thonë s’ka më kuptim kur s’ka garë, zgjedhjet janë të fituara.. se kështu e ashtu. dhe se në fund fare parlamenti i ri do ta ketë jetën e shkurtër ngaqë PD do jetë jashtë parlament. Sot që PD ka ikur ka më shumë kuptim se kurrë që të shfrytëzojmë këtë boshllëk të lënë prej saj për të plazmuar një unitet të ri me punë dhe mirëqënie për të gjithë. Kujtdo që mendon se parlamenti do ta ketë jetën e shkurtër ngaqë PD do jetë jashtë saj, gabon sepse liria e zgjedhjeve do të prodhojë opozitën e re parlamentare.

Artikulli paraprakKONGRESI I PS, AHMETAJ: PAGA MINIMALE DO TË BËHET 30 MIJË
Artikulli tjetërBASHA IRONIZON KONGRESIN E PS: PO NDAJNË ÇMIMET OSCAR