Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, pas dënimit për shpifje të ish-kryeministrit Sali Berisha, pikërisht pas padisë që kreu i qeverisë kishte bërë ndaj tij. Mëngjesin e sotëm, Rama e ka nisur me një citat nga Profeti Muhamet: ‘Kush beson nuk shpif, nuk mallkon dhe nuk flet shëmtuar apo si të ishte budalla’.

Postimi i plote i Rames
Gjykata e Tiranës vendosi dje të dënojë për përhapje lajmesh të rreme ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të dëmshpërblejë kryeministrin Edi Rama me shumën 500 mijë lekë si person i dëmtuar nga një shkrim në rrjetet sociale.

Përveç gjobës, Gjykata e Civile Tiranë ka vendosur se Sali Berisha duhet të fshijë nga rrjetet sociale postimin ku shprehej se BE nuk pranon Shqipërinë në familjen e saj, për shkak se Rama përkrah trafikantët e drogës.

Artikulli paraprakDHJETORI MBYLLET I ACARTË/ MËNGJESET ME TEMPERATURA NËN 0, PRITEN TË SHKOJNË DERI NË -8 GRADË
Artikulli tjetërSPORTI SHQIPTAR NË ZI! NDËRRON JETË NË MOSHËN 74-VJEÇARE ‘GJIMNASTI FLUTURUES’