“Kam një merak për ata që janë në zonat rurale për nevojën për t’u garantuar cilësi maksimale. Duhet të fillojë identifikimi i apartamenteve që shteti do të marrë me qira, ku do të qëndrojnë deri kur të bëhet rindërtimi, që do të zgjasë, nuk bëhet sa hap dhe mbyll sytë.

Pasi të kalojën Krishtlindjet edhe Vitin e ri në hotele si njerëz dhe në Janar të kalojnë në apartamente që të ketë minumimin jetik, jo të shtrihen përtokë në cimento, por me pajisjet e nevojshme, me dyshekë.

Mendoj që brenda 2020 duhet të jenë të gjithë të sistemuar, masa e madhe që i kanë banesat e dëmtuara që mund të riparohen, ndërkohë që ata që do të rindërtohen totalisht, do të jetojnë në kushte normale deri kur të kthehen në shtëpitë e tyre, ku do të bëhen të reja ose diku tjetër” tha ai.

Artikulli paraprakPRESIDENTI MBLEDH KËSHILLIN E SIGURISË, RAMA KONFIRMON PRANINË: NA KA THIRR META
Artikulli tjetër“ZËRI I AMERIKËS” BËN BILANCIN: TËRMETI DËMTOI 6000 PALLATE E BANESA NË SHQIPËRI, 9000 BANORË LANË SHTËPITË