Rama-PD: Bujrum për dialog por harroni qeverinë teknike

Kryeministri Edi Rama fton PD-në për dialog, por i kujton se duhet të harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhje. Gjatë “Komunikimit Javor” në Facebook, kreu i qeverisë përsëriti se kriza e PD nuk do të kthehet në krizë të shqiptarëve. Sipas tij, qëndrimi i mazhorancës është i pandryshueshëm, qeveri teknike nuk ka, sikurse nuk do të ketë as shtyrje të datës së zgjedhjeve. Dialog, tha Rama, mund të ketë për ndryshimin e ligjit elektoral. “Bujrum të dialogojmë dhe të votojmë së bashku çdo ndryshim që forcon ligjin e zgjegjedhjevem të duialogojmë për gjithccka që mund të dialogojmë. Por qëndrimi im është dhe mbetet i pandryshuar, PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Shqipëria që duam është aspirata jonë dhe amaneti i atyre që luftuan për kombin tonë ndër shekuj. Jemi gati të dialogojmë por askush nuk na imponon dot avazet e vjetra. E ardhmja vendoset në 18 qershor, për fatin e të ardhmes. Vetëm populli mund dhe do ta vendosë atë me votë. Një rrugë që anashkalon popullin nuk hapet. Për Shqipërinë që duam do të bëjmë gjithçka duam”, u shpreh Rama.

Artikulli paraprakPUÇI NË MAL TË ZI; SHTOHEN PROVAT KUNDËR RUSISË
Artikulli tjetërPAJISJA E IZRAELITIT YORAM FRIG , PROKURORIA KËRKON EKSPERTIM